Don Xhoni dhe Era Istrefi kanë bashkuar forcat me një projekt të ri muzikor për herë të parë.
Dyshja e famshme e estradës të enjtën në mesnatë sollën këngën e re “Hala”, të shoqëruar edhe me videoklip.
Ky bashkëpunim i tyre u prit jashtëzakonisht mirë nga publiku dhe pati reagime pozitive të shumta.
Kjo këngë akoma pa u bërë 24 orë ka kaluar shifrën e një milion klikimeve në YouTube.
Suksesin e ka shpërndarë në rrjete sociale edhe artisti nga Drenica, ku thekson se në kohë reale u mblodhën 1.4 milion.
“1 milion + e në kohë reale 1.4 milion +. Boki nuk ka koment”, theksoi ai.
Reperi gjatë këtij viti ka korrë suksese të mëdha edhe me projektet paraprake e po ashtu edhe me koncertet që ka mbajtur përreth trojeve shqiptare. /Telegrafi/