Telegrafi

Një grua në Ugandë lindi binjakë në moshën 70-vjeçare pasi mbeti shtatzënë përmes metodës IVF

Një grua 70-vjeçare nga Uganda ka lindur binjakë pasi mbeti shtatzënë përmes metodës IVF, tha spitali ku ajo mori trajtimin.

Safina Namukwaya u bë gruaja më e vjetër që ka kryer një lindje në Afrikë kur u bë nënë e një vajze dhe një djali, tha Spitali Ndërkombëtar i Grave dhe Qendra e Fertilitetit në kryeqytetin Kampala, transmeton Telegrafi.

Mjekët në spital thanë se ajo dhe dy foshnjat e saj janë mirë pasi procesi i lindjes u bë me prerje cezariane.

“Kjo histori nuk ka të bëjë vetëm me suksesin mjekësor; ka të bëjë me forcën dhe qëndrueshmërinë e shpirtit njerëzor”, tha spitali.

Namukwaya tha se kjo ishte lindja e saj e dytë në tre vjet, pasi lindi një vajzë në vitin 2020. /Telegrafi/