Site icon Telegrafi

Një grua në Ferizaj raporton se është dhunuar për tri vjet, policia nis hetimet

trotinet

Policia e Kosovës njoftoi të mërkurën për një rast të dhunimit që ka ndodhur në Ferizaj.

Sipas njoftimit, një grua ka raportuar se në periudhën kohore 2020-2023, një person e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj.

“Ferizaj 2020 – 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se në periudhën kohore 2020 – 2023, i dyshuari mashkull kosovar e ka detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale pa dëshirën e saj. Në lidhje me rastin është konsultuar prokurori i shtetit”, thuhet në raportin policor.

Rasti është në procedurë hetimore./Telegrafi/

Exit mobile version