Një grua u bë virale në TikTok pas një debati që pati me një burrë në palestër i cili e kritikoi për mënyrën se si bënte ushtrimet.
Madi Ruvee, e cila njihet në TikTok si @yourfavouritedaughter, ishte duke xhiruar ushtrimet e saj, kur për një moment iu afrua një burrë.
Në video, ajo po bënte disa ‘squats’ dhe po mbante një top me duart e saj, pas kësaj një burrë e pyeti se çfarë po bënte, duke gjykuar veprimet e saj.
@yourfavoritedaughter2was he valid for this ?
Vajza ia ktheu se po bënte nxehjen e këmbëve, pas kësaj ai filloi me disa fjalë që dikush do t’i cilësonte si fyese.
“Unë e di se çfarë po bën. A e kupton se veprimi yt, ngjanë me atë se çfarë nuk shkon me vajzat”, tronditi burri me komentin e tij ndaj saj.
Shumë prej përdoruesve kritikuan për mënyrën se si burri iu afrua vajzës në atë mënyrë e lëre më për komentet e tilla. /Telegrafi/