Një hulumtim i publikuar sot tregon se një e treta e gjermanëve duan që shteti i tyre të dal nga Bashkimi Evropian, raporton Reuters.
Një nga arsyet kryesore besohet të jetë numri i madh i refugjatëve dhe emigrantëve që nga viti i kaluar kanë hyrë në Gjermani dhe pako ndihmëse për nxjerrjen e Greqisë nga borxhet e shumta.
Sipas sondazhit të ‘YouGov’ që është realizuar për gazetën gjermane, ‘Handelsblatt’ tregon se vetëm 54 % e gjermaneve duan që shteti i tyre të mbetët në BE, derisa 29 % e të tjerëve do të votonin për daljen e Gjermanisë nëse do të mbahej një referendum, transmeton rel.
Britanikët ndërkaq pritet të votojnë më 23 qershor për daljen eventuale të këtij shteti nga BE. Sondazhet e fundit tregojnë se është shënuar rritje e përkrahjes për daljen e Britanisë së Madhe nga Bashkimi Evropian.