Site icon Telegrafi

Një e ftuar mori vëmendje në Festivalin e Filmit në Kanë me një fustan me fytyrën e Krishtit

Foto: Reuters

Të famshëm nga e gjithë bota kanë mbërritur në Kanë për Festivalin e Filmit, por disa u habitën kur panë Jezu Krishtin në tapetin e kuq.

Festivali i Filmit në Kanë po zhvillohet aktualisht në jug të Francës dhe të famshëm nga e gjithë bota kanë udhëtuar në zonën bregdetare për të festuar filmat dhe parakalimin në tapetin e kuq.

Legjenda e muzikës së viteve 70, Iggy Pop, ishte mes të famshmëve që bëri bujë me paraqitjen në eventin vjetor.

Foto: Reuters

Në tjetër e pranishme ka qenë edhe Cate Blanchett, e cila u shfaq me një fustan të frymëzuar nga flamuri palestinez.

Lexo po ashtu Aktorja Cate Blanchett shfaqet në Kanë me një fustan të frymëzuar nga flamuri palestinez

Diku tjetër, duke i çuar deklaratat e modës në një nivel krejt tjetër, një e ftuar u shfaq në tapetin e kuq e veshur me një pelerinë të bardhë me një imazh të Jezusit të mbështjellë nëpër shkallët e ngjarjes.

Foto: Reuters

E ftuara mbërriti për shfaqjen e filmit “Le Conte de Monte-Cristo” dhe tërhoqi vëmendjen e fansave dhe fotografëve të cilët u mahnitën nga kjo zgjedhje e guximshme e veshjeve.

Filmi tre-orësh, i bazuar në romanin klasik të Alexandre Dumas, u drejtua nga Matthieu Delaporte dhe Alexandre de la Patelliere dhe u prit me duartrokitje që zgjatën për 12 minuta.

Foto: Reuters

Në këtë luajnë: Pierre Niney, Anais Demoustier, Laurent Lafitte, Pierfrancesco Favino (i cili është gjithashtu anëtar i jurisë së Kanës për vitin 2024), Anamaria Vartolomei dhe Bastien Bouillon.

Të pranishëm në festival ishin edhe yjet për të mbështetur këtë film. /Telegrafi/

Exit mobile version