Një burrë dyshohet se hodhi një bombë në një makinë që ishte parkuar gjatë një funerali dhe vazhdoi me të shtëna armësh ndërsa policët po e ndiqnin.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, pamjet tregojnë një Lexus në një varrezë në Auburn, Uashington, duke u djegur pasi një burrë i veshur me një maskë me sa duket hodhi një eksploziv në të.
“Ndërsa një funeral ndodhi në varrezat Mountain View, pasagjeri i automjetit në foto vendosi një mjet shpërthyes në makinën e një pjesëmarrësi”, tha Departamenti i Policisë Auburn në Facebook të hënën.
“Pajisja shpërthyese krijoi një zjarr të madh duke shkatërruar automjetin e viktimës dhe pemët përreth”.
Shpërthimi i 23 gushtit ishte aq i fuqishëm sa disa pemë në varreza u shfaqën të shkulura.
“Punonjësit e qytetit të Auburn-it ndoqën automjetin e të dyshuarit ndërsa iku nga zona”, shkroi departamenti i policisë. “Pasagjeri i automjetit të dyshuar më pas qëlloi disa herë në drejtim të punonjësve ndërsa ata e ndiqnin”.
Nga incidenti nuk ka të lënduar.
Ende nuk është përcaktuar motivi i “bombardimit” dhe sulmit. /Telegrafi/