Nëse këmbët tuaja janë të lodhura dhe kanë nevojë për pedikyr, ju mund të ndihmoni veten me një artikull ushqimor që me siguri e keni në kuzhinën tuaj
Një banane e pjekur është pedikyri më i lirë për thembra të thata dhe të çara.
Pasta e bananes është ideale për kurën e këmbëve të lodhura, transmeton Telegrafi.
Procedura:
– Në një enë, shtypni bananen që të bëhet në formë paste – zhytni këmbët në ujë të ngrohtë
– nxirrni këmbët nga uji dhe bëni masazh me pastën e bananes mbi to, në një lëvizje rrethore dhe lëreni të veprojë për 15 minuta
– lani këmbët me ujë të ngrohtë dhe zhytuni në ujë të ftohtë për 10 minuta.
Me përsëritjen e kësaj procedure çdo ditë, problemin me thembrat e plasaritura duhet të zgjidhet për disa javë. /Telegrafi/