Policia e Kosovës bëri të ditur se ka arrestuar dy të dyshuar, pasi të njëjtit dyshohet se me datën e lartcekur, kanë gjuajtur kafshë të pyllit në ditën kur gjuetia ishte e ndaluar.
Rasti ka ndodhur në rrugën “Maja e Zezë”, në Pejë më 31 janar.
Gjatë kontrollit në shtëpinë e njërit prej të dyshuarve është gjetur dhe konfiskuar një pushkë gjuetie, si dhe 37 fishekë. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje. /Telegrafi/