Site icon Telegrafi

Një aeroplan i ushtrisë amerikane rrëzohet në San Diego, katapultohen pilotët – kamerat e sigurisë regjistrojnë momentin rrëqethës

Një aeroplan i ushtrisë amerikane është rrëzuar në San Diego, por për fat të mirë të dy pilotët janë katapultuar me kohë.

Aeroplani i tipit EA-18G Growler – u përplas në ujë në afërsi të ishullit Shelter shumë pranë bazës ajrore North, transmeton Telegrafi.

Nga ushtria amerikane kanë bërë të ditur se të dy pilotët janë dërguar me urgjencë në spital, por mbetet e paqartë nëse kanë pësuar lëndime.

Aeroplani Groëler është akoma në ujë, ndërsa pamjet e transmetuara drejtpërdrejtë shfaqin ekipet që po bëjnë të pamundurën për ta nxjerrë nga uji.

Kamerat e sigurisë kanë kapur momentin, kur aeroplani përplaset në ujë dhe bie me shpejtësi jashtëzakonisht të madhe. /Telegrafi/

 

Exit mobile version