Komuna e Gjilanit ka njoftuar se në bashkëpunim me shoqatën “Jetimat e Ballkanit” kanë vendosur gurthemelin për ndërtimin e shtëpisë së pleqëve, kuzhinës popullore dhe bujtinës për student.
Kryetari i komunës, Alban Hyseni tha se së bashku po ndërtojnë mekanizma efikase për kujdes ndaj atyre që kanë nevojë.
Ndërsa, humanisti Halil Kastrati nga shoqata “Jetimat e Ballkanit” tha se ky projekt do të ofrojë shërbime për 100 të moshuar, 200 shujta ditore për familjet në nevojë dhe strehim për 30 studentë që do të kenë mundësinë të banojnë aty.
Ndryshe, ky projekt do të financohet nga Komuna e Gjilanit dhe dhe shoqata “Jetimat e Ballkanit”, në vlerë mbi 2.5 milionë euro. /Telegrafi/