Pas një përvoje si banore e “Big Brother Vip Kosova 1” dhe suksesit të saj si moderatore e emisionit “Big Talk”, Mbresa Hajrullahu është gati të marrë hapat e ardhshëm në karrierën e saj televizive.
Përmes llogarisë së saj në Instagram, Mbresa ka lajmëruar ndjekësit e saj se do të jetë fytyra e re e emisionit të njohur “Prive”.
Në disa fotografi që ajo ka ndarë, shihet e veshur me një kostum elegant ngjyrë rozë, duke pozuar në studion e emisionit “Prive”.
Ky imazh është pritur me entuziazëm nga fansat e saj, të cilët janë shprehur tejet të kënaqur me këtë hap të ri në karrierën e moderatorës së njohur.
Hajrullahu duket se është në rrugën e duhur për të vazhduar rrugëtimin e saj në botën e televizionit.
Në emisionin “Prive”, ajo pritet të sjellë të njëjtën energji që e ka karakterizuar gjatë angazhimit të saj të mëparshëm. /Telegrafi/