Site icon Telegrafi

Nis asfaltimi i rrugës Balincë – Akrashticë në Vushtrri

Ka filluar asfaltimi i kilometrit të parë të rrugës Balincë – Akrashticë në Vushtrri.

Kështu ka njoftuar kryetari i Komunës së Vushtrrisë, Ferit Idrizi, shkruan Telegrafi.

“Ka filluar asfaltimi i kilometrit të parë të rrugës Balincë-Akrashticë, një investim që do të lehtësojë qarkullimin dhe do të përmirësojë infrastrukturën për banorët e kësaj zone. Rruga e re do të ketë trotuar për këmbësorë dhe kanal kullues!”, ka thënë Idrizi.

Bëhet e ditur se rruga e re do të ketë trotuar për këmbësorë dhe kanal kullues. /Telegrafi/

Exit mobile version