Telegrafi

Nico Williams refuzon katër oferta të rëndësishme, nga Bilbao largohet vetëm për një klub

Nico Williams do të largohet nga Athletic Bilbao, por vetëm për klubin e ëndrrave të tij.

Sulmuesi spanjoll ishte sensacion i Euro 2024 ku fitoi edhe trofeun me një gol të shënuar në finalen e madhe.

Megjithatë ai nuk dëshiron të transferohet në elitën e futbollit anglez Ligën Premier.

Lexo po ashtu Ka vetëm një mënyrë që Arsenali ta transferojë Nico Williamsin

22-vjeçari ka refuzuar katër oferta të rëndësishme nga Anglia pasi dëshira e tij është të mbetet në La Liga.

Chelsea, Arsenal, Liverpool dhe Aston Villa ishin skuadrat që kanë shprehur gatishmërinë ta paguajnë klauzolën e lojtarit, por ai ka refuzuar transferimin në Ligën Premier.

Lexo po ashtu Laporta e do Nico Williamsin, Flick preferon yllin tjetër të Spanjës

Nico, është i gatshëm të largohet nga Athletic Bilbao, vetëm për një aventurë te Barcelona, skuadër në të cilën do të bashkohej me mikun e tij të ngushtë, Lamine Yamal.