Site icon Telegrafi

Ngordhin 18 elefantë në Indi, goditen nga rrufeja

Në verilindje të Indisë në shtetin Asam janë gjetur 18 elefantë të ngordhur, kurse zyrtarët shtetëror kanë bërë të ditur se ata e kanë pësuar me jetë nga rrufeja, që i ka goditur në një rezervatet e mbrojtura në Kandol dhe Nagaon.

Siç raporton BBC, banorët lokalë kishin informuar autoritetet kompetente pasi kishin gjetur elefantët e ngordhur në një zonë të gjelbëruar, transmeton Telegrafi.

Ndryshe në Indi ka më shumë se 27 mijë elefantë aziatikë, ku prej 21 për qind janë vetëm në Asam.

Megjithatë kjo është hera e parë pas 20 vite, që në Asam në të njëjtën kohë kanë humbur jetën kaq shumë elefantë. /Telegrafi/

 

 

Exit mobile version