Flokët e zinj
Zakonisht u shkojnë femrave që kanë personalitet të fortë, por edhe një fytyrë të mprehtë dhe paksa të egër. Flokët e zinj, zakonisht u shkojnë edhe fytyrave me sy të egër apo me ngjyrë të thellë, tip Monica Bellucci apo Megan Fox, sepse flokët e zinj theksojnë gjithmonë tiparet, sidomos ngjyrën e syve.
Për fat të keq, ka edhe shumë femra me lëkurë shumë të bardhë e tipare të zbehta, të cilat eksperimentojnë me flokët e zinj. Një gabim i madh, në fakt, sepse e zeza në flokë i bën ato edhe më të zbehta.
Flokët e kaftë
Zakonisht në këtë ngjyrë shkojnë femrat që kanë një lëkurë në ngjyrë gruri, pra as bardhoshe, as zeshkane.
Femrave që u shkon kjo ngjyrë kanë në përgjithësi sy kafe ose të zinj, fytyrë ovale dhe vetulla po ashtu të kaftë. E mira është që brenda flokëve natyralë, të mos lëvizësh më shumë se dy tone.
Flokët biondë
Pothuaj të gjitha nuancat e biondes janë të përdorura te femrat me lëkurë natyrale të bardhë, por nuk janë të rralla rastet kur bionde duan të bëhen edhe zeshkanet e theksuara.
Edhe ky është një gabim, sepse tiparet e errëta në flokë biondë nuk duken më aq të bukura sa në flokë të errët dhe për më tepër, ngjyra e hapur u zbeh atyre edhe më shumë bukurinë.
Flokët e kuqe
Kush nuk do që të paktën një herë në jetë t’i bëjë flokët e kuqe? Por janë një guxim i madh, të cilin e përballojnë vetëm ato që guxojnë me çdo gjë që bëjnë në jetë. Zakonisht, flokët e kuq u shkojnë fytyrave të zeshkëta, duke iu theksuar tiparet e mprehta, por edhe bardhoshet mund të jenë të përshtatura mirë në nuancat e hapura të së kuqes, tip karotë.
Fytyra katrore, por edhe fytyra e gjatë është e përshtatshme për ngjyrën e kuqe, sidomos në rastet kur flokët janë në gjatësi mesatare. /Telegrafi/