Site icon Telegrafi

Ngjirja e zërit dhe problemet gjatë gëlltitjes mund të tregojnë kancer

shutterstock

Shumë njerëz i injorojnë këto simptoma dhe i ngatërrojnë me ftohjen

Kanceri i laringut është gjithnjë e më i zakonshëm te të rinjtë, simptoma kryesore është ngjirja e zërit, por mund të ketë edhe probleme me gëlltitjen dhe frymëmarrjen.

Një nga shkaqet është infeksioni HPV, të ashtuquajturat papilloma që mund të gjenden në të gjithë regjionin e zgavrës së gojës dhe mund t’i kenë edhe fëmijët dhe në një fazë mund të ndryshojnë onkologjikisht, duke rezultuar në kancer.

Cilat janë simptomat e kancerit të fytit

Simptomat tumorit të fytit shpesh ngatërrohen me sëmundje të tjera, gjë që rrit rrezikun që sëmundja të zbulohet në një fazë kur kanceri tashmë ka avancuar, transmeton Telegrafi.

Në varësi të vendndodhjes së kancerit në fyt, mjekët theksojnë se është e nevojshme t’i kushtohet vëmendje simptomave të mëposhtme të kancerit të fytit në fazat e hershme:

▪ Ndryshime në të folur: personi mund të flasë më butë, me zë të ngjirur ose të ketë probleme me shqiptimin e disa fjalëve
▪ Ngjirja e zërit: kjo simptomë shfaqet më shpesh për shkak të ftohjes, por nëse zgjat dy javë ose më shumë, drejtohuni menjëherë te mjeku, sepse është një nga simptomat e hershme më të zakonshme të kancerit të fytit.
▪ Problem gjatë gëlltitjes: mund të manifestohet si djegie ose dhimbje në fyt gjatë gëlltitjes, ndërsa gjithashtu mund të ketë një ndjenjë sikur ushqimi është ngecur në fyt.

profimedia

Kanceri i fytit paraqet një sfidë serioze shëndetësore, por me parandalimin adekuat, ekzaminimet e rregullta mjekësore dhe trajtimin e duhur, shanset për të kapërcyer me sukses këtë sëmundje mund të rriten ndjeshëm. Rritja e ndërgjegjësimit për rëndësinë e një stili jetese të shëndetshëm dhe zbulimi i simptomave të kancerit të fytit mund të luajë një rol kyç në ndalimin e përhapjes së kësaj sëmundjeje të egër.

Lexo po ashtu Kanceri i fytit është e mundshme të zbulohet dyzet vjet para se të shfaqjet me ndihmën e testit të thjeshtë të gjakut

Është e rëndësishme që individët të informohen për faktorët e rrezikut dhe të ndjekin këshillat e ekspertëve për të reduktuar mundësinë e zhvillimit të kancerit të fytit.

Mendoni për parandalimin, ndonëse shumë kanë frikë nga simptomat dhe hezitojnë të shkojnë te mjeku. Këshilla është që kushdo që ka ngjirurit e zërit për më shumë se tre javë të shkojë te një foniatër për të bërë një ekzaminim specifik të kordave vokale, sepse ngjirja e zërit është gjithmonë një shenjë se diçka po ndodh me trupin.

Lexo po ashtu Kujdes! Seksi oral është përgjegjës për 70% të rasteve të kancerit që prekin pjesën e pasme të fytit

/Telegrafi/

Exit mobile version