Trajneri i njohur portugez, Jose Mourinho ka trajnuar disa nga lojtarët më të mirë që kanë luajtur futboll në vitet e fundit.
Sado e vështirë të jetë, portugezi ka vendosur të emërojë 11-shen e tij më të mirë të lojtarëve që kanë punuar nën urdhrat e tij.
Mourinho, i cili ka drejtuar gjatë karrierës së tij klube si Benfica, Leiria, Porto, Chelsea, Inter, Real Madrid, Manchester United, Tottenham dhe Roma, është dashur të marrë disa vendime të vështira.
“Special One” është detyruar të lërë jashtë emra të shquar si Iker Casillas, Marcelo, Karim Benzema, Zlatan Ibrahimovic, Samuel Eto’o, Wesley Sneijder dhe Romelu Lukaku.
Megjithatë, skuadra, të cilën ai e listoi për mediumit Daily Mirror, përmban shumë emra të mëdhenj që kanë bërë karrierë të madhe në futbollin botëror.
Rreth tetë nga 11 lojtarët punuan nën urdhrat e Mourinhos te Chelsea, shumica prej tyre në periudhën e tij të parë, me përjashtim të Eden Hazard, të cilin ai e stërviti në stazhin e tij të dytë në Stamford Bridge.
Formacioni 4-3-3 i Mourinhos: Petr Cech; Javier Zanetti, John Terry, Ricardo Carvalho, Ashley Cole; Claude Makelele, Frank Lampard, Mesut Ozil; Eden Hazard, Didier Drogba, Cristiano Ronaldo;
/Telegrafi/