Robert Lewandowski po pret me padurim shortin e Ligës së Kampionëve, ku Barcelona do të paraqitet në çerekfinale të garës më të madhe në botë për klube.
Sulmuesi polak, në një intervistë për mediumin polak Meczyki.pl, ka folur për ardhjen e mundshme të Kylian Mbappe në Real Madrid, rivalin që ai preferon në çerekfinale dhe ka ritheksuar se e ardhmja e tij është në klubin e Barcelonës.
“Mbappe? Të luash kundër tij në La Liga do të jetë e mrekullueshme. Nëse ky transferim ndodh, nuk do të kem frikë dhe do ta perceptoj pozitivisht”, ka thënë Lewa për ardhjen e mundshme të lojtarit të PSG-së në “Santigo Bernabeu”.
Nga ana tjetër, Lewandowski ka përsëritur edhe një herë se synimi i tij është të vazhdojë te Barcelona sezonin e ardhshëm. Nuk është hera e parë që polaku tregohet i vendosur për të ardhmen e tij
“Nuk ka kuptim të vazhdoj kështu. Gjithçka është e qartë për mua. E di se ku do të luaj sezonin e ardhshëm. Do të qëndroj në Barcelonë ”, ka deklaruan polaku.
Tashmë i fokusuar te Barcelona, polaku nuk e fshehu se ka një preferencë të lehtë për shortin e kësaj të premteje në Ligën e Kampionëve.
“Çdo ekip është i fortë. Është e vështirë të thuash se kë do të doja të vizatoja, por ndoshta Dortmundin? A nuk do të ishte sentimentale të kthehesha atje si lojtar i Barcelonës ?”, ka thënë Lewa.
Nuk duhet të harrojmë se sulmuesi kaloi katër sezone te Borussia Dortmund, para se të kalonte te Bayern Munich. /Telegrafi/