Nata më e madhe e modës nuk zhgënjen kurrë.
Met Gala vazhdon të mbetet një prej ngjarjeve më të mëdha të modës në botë e cila ndiqet me shumë interes nga miliona njerëz në mbarë globin.
Edhe sivjet yje të shumtë me renome ndërkombëtare u panë të pranishëm në Muzeun Metropolitan të Arteve në New York për eventin Met Gala 2023, tema e të cilit këtë vit ishte “Karl Lagerfeld: A Line of Beauty”.
Tematika ishte një dedikim për stilistin e njohur gjerman i cili gjithë jetën ia dedikoi modës dhe në veçanti markës “Chanel”. Ai u nda nga jeta në vitin 2019 në moshën 85-vjeçare.
E duke qenë se tema e Met Gala 2023 ishte një dedikim për Karlin, pjesa dërrmuese e të ftuarve VIP zgjodhën pamjet bardh e zi, të cilat ishin dy ngjyrat e preferuara të Lagerfeldit.
Shumë prej veshjeve gjithashtu kishin perla, zinxhirë dhe gjerdanë – pasi aksesorët ishin një element kyç i stilistit të ndjerë gjerman me famë botërore.
Pjesë e ngjarjes më të madhe vjetore në industrinë e modës kanë qen edhe tri këngëtaret shqiptare me famë botërore: Ava Max, Rita Ora dhe Dua Lipa.
Kjo e fundit ka pasur një rol shumë të rëndësishëm pasi ka qenë një nga bashkë-nikoqiret e këtij viti.
Të tri artistet shqiptare shkëlqyen me dukjen e tyre në eventin e madh të modës, ku njëra dukej më e bukur se tjetra.
Shije të mirë në tapetin e kuq lanë edhe yjet tjerë me famë ndërkombëtare si këngëtarja Rihanna, motrat Kardashian-Jenner apo edhe modelja Paris Hilton – e cila për herë të parë në jetën e saj mori pjesë në një Met Gala.
Telegrafi ju sjell më poshtë disa nga paraqitjet më të bukura sivjet në Met Gala 2023: