Argjentina ka fituar Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, pasi ka mposhtur Francën në ekzekutim të penalltive 4-2.
E kontribut të madh për këtë trofe dha edhe Paulo Dybala që realizoi penalltinë e dytë në këtë sfidë.
Ylli i Romës ka pasur edhe mbështetjen e gjithë klubit të tij, pasi te Giallorosët të gjithë kanë përkrahur Argjentinën në Kupën e Botës.
Faqja zyrtare e Romës ka publikuar një video ku shihen nga trajneri Jose Mourinho tek shokët e skuadrës së Dybalas duke shikuar ekzekutimin e penalltive.
Në momentin që Dybala shënoi nga pika e bardhë të gjithë u ngritën në këmbë për të festuar.
Video në fjalë është bërë virale në rrjet, derisa Dybala ka falënderuar klubin e tij për përkrahjen. /Telegrafi/
📽️ La reazione di squadra e staff ad Albufeira al rigore segnato da @PauDybala_JR 👏👏👏#ASRoma #FIFAWorldCup pic.twitter.com/AjZLz04UaU
— AS Roma (@OfficialASRoma) December 18, 2022