Nga rezultatet e para sipas EXIT POLL-it të realizuar nga RTV Dukagjini dhe kompanisë UBO-Consulting partia e parë renditet Lëvizja Vetëvendosje me 40.3%, Partia Demokratike e Kosovës me 21.4%, Lidhja Demokratike e Kosovës me 19.3% dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës 7.2%.
Valon Feka nga UBO-Consulting ka prezantuar edhe përqindjen sipas gjinisë që kanë marrë partitë politike.
Feka ka thënë në RTV Dukagjini se LVV-në e kanë votuar 48.7% e grave, 21.3% PDK-në, 20.5% e grave e kanë votuar LDK-në dhe 6.5% e kanë votuar koalicionin AAK-Nisma dhe të tjerët dhe 1.8% e grave kanë votuar Listën për Familjen.
Ndërkaq përqindja e burrave qëndron kështu 40.7% e tyre kanë votuar LVV-në, 25.3% për PDK-në, 21.7% për LDK-në, 9.1% për koalicionin AAK-Nisma, 2% për Listën për Familjen dhe 1.2% e burrave kanë votuar për të tjerët.
Nga grupmoshat 18-21 LVV-në e kanë votuar 43.2%, PDK-në 25.1%, LDK-në 20.8%, koalicionin AAK-Nisma 7.7%, Listën për Familje 1.9% dhe të tjerët 1.3%.
Grupmosha 22-34 kanë votuar 48.3% LVV-në, 22.4% PDK-në, 18.6% LDK-në, 7.1% koalicionin AAK-Nisma, 2.5% Listën për Familje.
Feka gjithashtu ka thënë se LVV ka performuar shumë më mirë në zonën urbane, ku 50% e qytetarëve që jetojnë në qytet kanë votuar këtë parti, 21.2% për PDK-në, 21% për LDK-në, 4.5% kanë votuar për koalicionin AAK-Nisma dhe 2.3% për Listën për Familje.
Ai tha se këto rezultate janë vetëm nga votuesit rezidentë, dhe se në këtë EXIT-POLL nuk janë përfshirë votat e diasporës. /Telegrafi/