Site icon Telegrafi

Nga e ka origjinën dita e gënjeshtrave – 1 Prilli?

Miliona njerëz në mbarë botën aktualisht po sigurohen që të mos bien pre e shakave të 1 Prillit, madje edhe markat e mëdha hyjnë në veprim.

Pavarësisht nëse e ndërroni tasin e sheqerit të kuzhinës së zyrës me kripë, ose po e lyeni dhomën e gjumit të shokut tuaj të shtëpisë, njerëzve nga të gjitha moshat u pëlqen të përfshihen në këtë ditë.

Por a keni ndalur ndonjëherë të pyesni veten pse ne kemi një ditë të tërë për gënjeshtra?

Edhe pse askush nuk e di mirë se nga ka ardhur “Dita e Gënjeshtrave”, ajo që dihet është se ajo daton qindra vjet më parë, transmeton Telegrafi.

Këtu historianët mendojnë se gjithçka filloi, raporton metro.co.uk.

Dita e Gënjeshtrave të Prillit filloi si një gabim në kalendarin francez

Në vitin 1582, Franca kaloi nga kalendari Julian në kalendarin Gregorian duke bërë që Dita e Vitit të Ri të lëvizte nga 1 Prilli në 1 Janar.

Kjo u dekretua nga Papa Gregori XIII për të gjitha vendet evropiane.

Disa besojnë se tradita e Ditës së Gënjeshtrave të Prillit filloi kur njerëzit vazhduan të festonin Vitin e Ri më 1 Prill, sepse nuk kishin dëgjuar për ndryshimin e kalendarit.

Këta budallenjtë qeshnin me të tjerët dhe bënin truke duke luajtur me ta. Këtu përfshihej edhe peshku “Poisson d’Avril” (Peshku Prill), i cili iu ngjitej pas shpinës së tyre, që simbolizonte se “bienin lehtë prej provimit”.

Kjo traditë ende vërehet në Frances, Belgjikë dhe në zonat frëngjishtfolëse të Zvicrës dhe Kanadasë. /Telegrafi/

Exit mobile version