Site icon Telegrafi

Nga e hëna fillon aplikimi online për projekte në kulturë për vitin 2023

Nga e hëna, institucionet kulturore dhe artistët do të mund të aplikojnë online në konkurs për të mbështetur projektet me interes kombëtar në kulturë për vitin 2023.

Sistemi do të hapet në portalin kombëtar të shërbimeve elektronike dhe jo si vitin e kaluar përmes faqes së Ministrisë së Kulturës. Sistemi i aplikimit do të jetë i hapur për një muaj, deri më 17 nëntor.

Ministrja e Kulturës, Bisera Kostadinovska-Stojçevska tha se ndryshimi bëhet me qëllim të thjeshtimit të mëtutjeshëm të procedurës dhe se aplikantët mund të shkarkojnë dhe bashkëngjisin drejtpërdrejt dokumentet, si certifikatën e shtetësisë, njohjen e gjendjes aktuale etj.

Përdoruesit do të mund të gjejnë udhëzime teknike dhe mbështetje gjatë regjistrimit në ueb faqen uslugi.gov.mk si dhe përmes qendrës së kontaktit të këtij portali. /Telegrafi/

Exit mobile version