Portali i njohur Goal.com ka bërë një përmbledhje të transferimeve në dekadën e fundit të Manchester Unitedit, duke zgjedhur dhjetë nënshkrimet më të mira të epokës pas pensionimit të trajnerit legjendar, Sir Alex Ferguson.
United ka pasur një afat kalimtar të shkëlqyer duke nënshkruar me Mason Mount dhe Andre Onana, ndërsa pritet edhe Rasmus Hojlund.
Megjithatë, gjatë viteve të fundit, Djajtë e Kuq njihet si njëri nga klubet që ka shpenzuar më shumë, duke eklipsuar edhe rivalët e Manchester Cityt.
Shpenzimet e mëdha kanë ardhur pas pensionimit të legjendës Alex Ferguson dhe shumica nga ta kanë dështuar të lënë gjurmë në Old Trafford.
Por, kush janë nënshkrimet më të mira të United në dekadën e fundit?
Goal.com ka hedhur një sy mbi çdo blerje që klubi anglez ka bërë gjatë dekadës së fundit dhe ka përpiluar një listë të ardhjeve më të suksesshme, ku nuk mungojnë emra si Cristiano Ronaldo, Zlatan Ibrahimovic, Casemiro dhe Bruno Fernandes.
Top 10 transferimet e epokës pas Ferguson te Man Utd
10.Anthony Martial
9.Cristiano Ronaldo
8.Raphael Varane
7.Ander Herrera
6.Alejandro Garnacho
5.Lisandro Martinez
4.Zlatan Ibrahimovic
3.Casemiro
2.Luke Shaw
1.Bruno Fernandes
/Telegrafi/