Liverpooli ka nevojë të madhe për një mesfushor mbrojtës dhe po kërkon të nënshkruajë me një të tillë.
Kërkesa është rritur edhe nga tifozët, veçanërisht pasi dështoi të transferojë Moises Caicedo dhe Romeo Lavia.
Dyshja e sipërpërmendur kanë kaluar te Chelsea dhe Liverpooli duhet të kërkojë emër tjetër.
Në listën e tyre janë disa nga talentët më të mëdhenj të kësaj loje.
Palhinha
28-vjeçari është padyshim një futbollist i mirë, por Reds hezitojnë të paguajnë tarifën prej 60 milionë euro që kërkon Fulham.
Ryan Gravenberch
Liverpool raportohet se është sërish në garë për të nënshkruar me holandezin, i cili më parë tregoi dëshirën e tij për të qëndruar në Bayern Munich edhe pse nuk kishte hapësira.
Carlos Baleba
Thuhet se Reds do të konkurrojnë për 19-vjeçarin me Brightonin, të cilët e shohin atë si zëvendësues të Caicedos.
Khephren Thuram
Liverpool thuhet se është kthyer për 22-vjeçarin, por problemi është se ai nuk është një mesfushor mbrojtës , por më shumë një numër 8.
Abdoulaye Doucoure
Crystal Palave supozohet se kërkon 70 milionë euro për numrin e tyre 28. Ata i larguan Reds më herët duke i refuzuar, por mund të rishqyrtojnë ofertën e re.
Kalvin Phillips
Anglezi nuk është lojtar favorit i Pep Guardiolas te Man City dhe Liverpool mund t’i drejtohet atij si opsion, gjë që anglezi do ta pranonte.
Sofyan Amrabat
Një tjetër lojtar me të cilin Reds kanë qenë të lidhur prej kohësh, i cili konsiderohet të ketë marrëveshje vebale me Man United.
Andre
Braziliani duket si marrëveshja më e lehtë për t’u bërë, por Fluminense insistojnë ta mbajnë atë deri në janar.
Aurelien Tchouameni
Reds thuhet se janë në kontakt me Real Madridin nëse klubi spanjoll e vë atë në shitje. Francezi do të ishte blerje e madhe.
Fede Valverde
Njësoj si më lart vetëm se Fede nuk është një mesfushor mbrojtës. Edhe uruguaiani shihet si lojtarë shumë i rëndësishëm për mbretërit.
/Telegrafi/