Paris Saint Germain ka vazhduar me fitore, teksa ka triumfuar para adhuruesve të vet ndaj Angers.
Kampioni në fuqi i Francës ka triumfuar me rezultat të thellë 6-1, duke marrë fitoren e katërt radhazi në kampionat.
Vendasit ishin më të mirë në fushë që nga minuta e parë e deri në fund, duke dominuar kundërshtarin.
Alessandro Florenzi e hapi serinë e golave në minutën e shtatë, teksa Neymar në të 36-tën e dyfishoi atë.
Me epërsinë 2-0 të vendasve përfunduan 45 minutat e para të kësaj sfide.
Edhe në pjesën e dytë vazhdoi dominimi i parisienëve, teksa Neymar, Draxler, Gueye dhe Mbappe shënuan golat e tjerë.
Golin e vetëm për skuadrën mysafire e shënoi qendërmbrojtësi Traore.
Me këtë fitore, PSG ngjitet në pozitën e dytë në tabelë me 12 pikë të tubuara pas gjashtë gjirove.
Në anën tjetër Angers mbetet e tetë në tabelë me nëntë pikë. /Telegrafi/
https://twitter.com/OffsideData/status/1312137013781393409
https://twitter.com/NSHIMIYIMANAEn3/status/1312119190724112384
https://twitter.com/AladawyHussein/status/1312125591106142208