Një rikthim i mundshëm i Neymar tek Barcelona u diskutua si një mundësi reale për sezonin e ardhshëm.
Zërat për këtë lëvizje u shtuan pas komenteve të agjentit të tij, Andre Cury i cili tha se sulmuesi brazilian do të dëshironte rikthimin tek blaugranasit.
Sidoqoftë, sipas një raportimi nga Mundo Deportivo, Neymar nuk është në planet e Barcelonës për afatin kalimtar veror.
Pavarësisht se do të jetë i gatshëm si lojtar i lirë pas skadimit të kontratës së tij me Santosin pas gjashtë muajsh, blaugranasit nuk e konsiderojnë atë një nënshkrim me prioritet.
Klubi thuhet se po synon për lojtar që i përshtaten një profili tjetër në aspektin e moshës dhe kualitet dhe Neymar nuk i plotëson këto kritere.
Në vend të kësaj, Barcelona besohet se ka objektiva të tjerë, ku përmenden emrat e Luis Diaz dhe Rafael Leao.
Presidenti i klubit, Joan Laporta është i etur për të siguruar transferimin e një ylli botëror për ta festuar rikthimin në ‘Camp Nou’ e rinovuar, por Neymar duket se nuk do të jetë ai./Telegrafi/