Gary Neville e konsideron mbrojtësin e Real Madridit, Raphael Varane, si nënshkrimin e tij të ëndrrave për Manchester Unitedin në afatin kalimtar të transferimeve të verës dhe këshillon trajnerin Ole Gunnar Solskjaer të forcojë tre zona të skuadrës së tij.
Djajtë e Kuq pritet të jenë aktivë gjatë verës, dhe të bëjnë përforcime të mëdha për të bërë skuadrën edhe më konkurruese në Angli dhe Evropë.
Drejtuesit e klubit thuhet se janë të interesuar për një tjetër qendërmbrojtës të dëshmuar për të shtuar në ekipin e Old Trafford.
Neville mendon se përforcimi në atë pjesë të fushës duhet të kenë përparësi kur të paraqitet mundësia tjetër për të shpenzuar.
Ish-mbrojtësi i Unitedit ka kryer një pyetje dhe përgjigje në Twitter dhe kur u pyet për të zgjedhur një lojtar që ai do të nënshkruante nga një rival, ai tha: “Varane”.
CB / Striker / RW https://t.co/QJ0NqpHw19
— Gary Neville (@GNev2) April 9, 2021
Legjenda e Djajve të Kuq gjithashtu u pyet për ato që ai i konsideron si fushat më shqetësuese për Solskjaer në afatin tjetër kalimtar.
Anglezi mendon se një skuadër e etur për tu rikthyer në gjurmët e trofeve duhet të përforcojë radhët e tyre në pjesën e qendrës së mbrojtjes, qendrës së sulmit dhe në krahun e djathtë të sulmit.
Emra tjerë që janë përfolur për t’u transferuar te Unitedi gjatë verës janë edhe Erling Haaland, Ousmane Dembele dhe Jadon Sancho. /Telegrafi/