Site icon Telegrafi

Netanyahu: Të gjitha pengjet do të lirohen dhe Hamasi do të shkatërrohet

Benjamin Netanyahu ka bërë një deklaratë të fortë pas lirimit të tre pengjeve sot.

Në një video që zyra e tij postoi në Twitter, kryeministri izraelit mirëpriti lirimin e Eli Sharabi, Ohad Ben Ami dhe Or Levy dhe u zotua të shkatërrojë Hamasin.

Bëhet e ditur se deklarata vjen pasi gjendja shëndetësore e pengjeve dhe skenat kur Hamasi i detyronte ata të flisnin në ceremoninë e dorëzimit, shkaktuan zemërim në Izrael, shkruan skynews, përcjell Telegrafi.

“Ne e kemi parë përsëri se çfarë përbindëshi është Hamasi”, tha Netanyahu.

“Këta janë të njëjtët monstra që masakruan qytetarët tanë dhe abuzuan me pengjet”, shtoi ai.

“Dhe unë u them atyre përsëri: gjaku i tyre qoftë mbi kokat e tyre”, vazhdoi lideri i Izraelit.

Ndryshe, ai përsëri riafirmoi se qeveria do të bënte “gjithçka për të kthyer të gjithë pengjet” dhe “të garantonte sigurinë e tyre”.

Gjithashtu, Netanyahu njoftoi se presidenti amerikan Donald Trump ishte pajtuar me qëllimin e tij për të kthyer pengjet duke eliminuar gjithashtu Hamasin. /Telegrafi/

Exit mobile version