Telegrafi

Nëse Ramsey nuk largohet, Juventusi do ta ‘ngrijë’ për pjesën e mbetur të sezonit

Aaron Ramsey vazhdon të refuzojë ofertat nga Crystal Palace, Newcastle United dhe Burnley, kështu që Juventus mund të ‘ngrijë’ uellsian duke e lënë jashtë skuadrës.

Mesfushori 31-vjeçar është nën kontratë deri në qershor 2023, por nuk është pjesë e planeve të Max Allegrit dhe mezi është paraqitur këtë sezon.

Mediat raportuan për interesim e klubeve të Ligës Premier që vazhdojnë të jenë aktive, me klube si Newcastle, Crystal Palace dhe Burnley, por ai vazhdon t’i refuzojë të gjitha.

Sipas Il Bianconero, Juventusi është aq i frustruar me situatën saqë është gati të lërë Ramsey në tribuna për pjesën tjetër të sezonit nëse ai nuk pranon asnjë transferim në janar.

Po ashtu Juve pritet ta hiqnin nga lista e Ligës së Kampionëve, duke e zëvendësuar emrin e tij me atë të mbrojtësit të krahut Luca Pellegrini.

Pavarësisht se çfarë vendimi do të marrë gjatë javës së ardhshme, Ramsey duket se ka luajtur ndeshjen e tij të fundit me fanellën e Juventusit.

Uellsiani u mor nga Arsenali si lojtar i lirë në vitin 2019, por ka bërë vetëm 70 paraqitje, ku ka shënuar gjashtë gola dhe gjashtë asistime. /Telegrafi/