Nëse ferrat e iriqit nuk kanë depërtuar thellë në shputën e këmbës tuaj, provoni vetë t’i nxirrni. Në të kundërtën, shkoni deri te ambulanca më e afërt.
Para se t’i nxirrni ferrat, shputën apo zonën tjetër në të cilën ju kanë hyrë ferrat, futeni në ujë të ngrohtë 15 minuta (sa më e nxehtë shputa, aq më mirë).
Kjo mënyrë do të zbutë lëkurën tuaj, do ta zgjerojë dhe do ta bëjë më të lehtë nxjerrjen, transmeton Telegrafi.
Ferrat nxirrni me pincë, lehtë dhe me kujdes, sepse lehtë thyhen, që do të thotë se lehtë mund të ndodhë që të mos i nxirrni të gjitha.
Nëse, megjithatë, akoma mbesin në lëkurë, rrezikoni të infektoheni.
Pasi t’i keni nxjerrë ferrat, vendin e prekur pastrojeni me alkool dhe spërkateni apo lyeni me antibiotik.
Kushton kujdes ditëve në vijim – nëse keni skuqje dhe vendi i therur ju dhemb apo ju djeg, patjetër shkoni te mjeku.
Mënyra më e mirë për t’u mbrojtur nga iriqët në det janë papuçet apo sandalet për ujë. /Telegrafi/