Site icon Telegrafi

Nëse ju shfaqen aftet në gojë, ju mungon vitamina e rëndësishme jetësore: Tri shenja që trupi po lufton me aneminë e rrezikshme

Mos u hamendësoni, kërkoni shërim nëse i ndieni këto simptoma…

Vragat e vogla të dhimbshme, të ndjeshme në gojë – aftet – zakonisht nuk janë shenjë e ndonjë çrregullimi serioz dhe zhduken pas dhjetë ditësh.

Nëse ato nuk tërhiqen dhe me atë rast shoqërohen edhe me simptoma të tjera, mund të jenë shenjë e mungesës së vitaminës B12.

Shenjat të cilave duhet kushtuar kujdes janë ngjyra e verdhë e zbehtë e lëkurës, gjuha e kuqe dhe dhembja e saj si edhe çrregullimi i shikimit.

Vitamina B12 më së shpeshti shfaqet si pasojë e anemisë pernicioze, e mungesës së rruazave të kuqe të gjakut gjë që trupi prodhon në mënyrë abnormale rruaza të mëdha të gjakut të cilat nuk funksionojnë drejt, transmeton Telegrafi.

Kjo anemi më së shpeshti shfaqet rreth moshës 50-vjeçare, ndërkaq është shumë me rëndësi zbulimi i hershëm dhe terapia me vitaminë B12.

Mungesa e vitaminës B12 mund të shkaktojë edhe probleme me zemrën dhe mushkëritë, si edhe probleme neurologjike.

Në ushqim duhet të jenë të përfshira: mishi, vezët, peshku, si edhe produktet e qumështit.

Kontaktoni mjekun nëse:

/Telegrafi/

Exit mobile version