Site icon Telegrafi

Nëse jeni me nxitim, provoni këtë teknikë pesë-minutëshe të grimit

Në ditët e ngarkuara kur koha është e limituar, një metodë e shpejtë dhe e thjeshtë e makeup-it është shpëtimi perfekt për të dukur e freskët dhe e kuruar pa shumë përpjekje.

Por si mund ta arrini këtë edhe ju?

Fatmirësisht një influencere në Instagram e cila njihet për këshillat e saj të dobishme për aplikimin e makeupit ka ndarë një rutinë grimi pesë-minutëshe.

Nëse jeni duke nxituar dhe nuk keni edhe shumë kohë për të aplikuar grimin tuaj ditor hap pas hapi, ia vlen ta provoni këtë metodë.

Fillimisht vendosni serum apo ndonjë produkt hidratues siç e bëni çdo ditë. Më pas vendosni SPF apo krem kundër diellit, ky produkt duhet aplikuar qoftë dimër apo verë.

Pasi të keni punuar me bazën, filloni aplikimin e grimit me një korrektor duke e vendosur tek shenjat e juaja në fytyrë; influencerja rekomandon të zgjidhni nuancën që është e ngjashme me lëkurën tuaj, kështu nuk do të keni nevojë ta aplikoni në të gjithë fytyrën tuaj.

Korrektori duhet aplikuar normalisht edhe tek pjesa e poshtë syve aty ku formohen rrathët e zinj.

Pasi të keni aplikuar këtë produkt, vendosni pak blush tek mollëzat tuaja e më pas pudër poshtë syve, tek pjesa e skajeve të hundës, tek pjesa e ballit dhe e nofullës.

Sa i përket vetullave, një xhel vetullash do të ishte zgjidhja më e mirë dhe më e shpejtë.

Vendosni një llajner të lehtë në sy, lyeni qerpikët dhe buzët dhe do të jeni gati.

Kjo metodë është e përkryer nëse nuk ndiheni se duhet të rëndoheni me make up dhe po ashtu nuk dëshironi të vendosni fondatinë.

Exit mobile version