Shkencëtarët kanë zbuluar se si ta bëjnë orizin me pak kalori.
Truku është që me rastin e zierjes së orizit të shtoni vaj kokosi dhe që pas zierjes ta lini gjysmë dite në frigorifer para se ta hani.
Sipas hulumtuesve nga Sri-Lanka, në këtë mënyrë mund t’ia zvogëloni kaloritë orizit për 60%. Kjo metodë e ka bërë qullin e orizit më lehtë të tretshëm, prandaj trupit i duhet më pak energji.
Ushqimi i pasur me qull siç është orizi është burim i mirë i energjisë. Kur e hamë, trupi ynë e zbërthen në sheqer të thjeshtë.
E gjitha që është tepricë e shndërron në rezervë të cilën trupi ynë e përdor dhe e shndërron në glukozë kur i nevojitet.
Mirëpo glukoza e tepërt në gjak drejtpërdrejt do të thotë kalim në yndyrë dhe në grumbullim të saj, transmeton Telegrafi.
Shkencëtarët kanë eksperimentuar se si të arrijnë deri te mënyra që ta mashtrojnë trupin që më pak të depozitojë kalori.
Kështu në Britani kanë zbuluar që sasia e zvogëluar e glukozës në pasta kur ajo hahet e ftohtë, madje edhe nëse sërish e ngrohni.
Qulli rezistues vështirë shtresohet në trup dhe janë të vogla shanset që të shndërrohet në sheqer.
Kjo gjë me orizin arrihet nëse ai vlon 40 minuta me një lugë vaj kokosi, ndërkaq para ngrënies lihet në frigorifer për 12 orë.
Ftohja është e rëndësishme sepse në atë mënyrë amiloza del nga kokrra gjatë krijimit të xhelatinës.
Qulli i këtillë mund të çojë deri te zvogëlimi i sheqerit në gjak dhe të përmirësojë gjendjen e përgjithshme të organit të tretjes.
Ringrohja e orizit të zier mund të jetë e rrezikshme për shkak të baktereve të cilat mbeten pas zierjes.
Nëse orizin e lini në temperaturë dhome bakteret do të shumëzohen, për ç’arsye orizin duhet servirur sapo të zier apo të ftohur.
Nuk është dëshmuar akoma që orizi i gatuar kështu ndikon në humbje të peshës trupore, mirëpo po punohet në hulumtimin se a mund të zihet secili lloj i orizit kështu dhe a duhet të zihet vetëm me vaj kokosi. /Telegrafi/