Policia e Kosovës mbështetur në autorizimin e nxjerrë nga Prokuroria Themelore – Departamenti i Përgjithshëm, ka publikuar fotografi të dy personave të shpallur në kërkim.
Ata dyshohen për veprën penale; “Vjedhja”, konform nenit 313 të KPRK-së.
Me qëllim të zbatimit efikas të procedurës, Policia kërkon nga publiku i gjerë kontributin qytetar që me informacionet e tyre të ndihmojnë në drejtim të identifikimit të personit të dyshuar sipas tipareve fizike apo lokalizimin e vendndodhjes së të dyshuarit të shpallur në kërkim.
“Ne vlerësojmë lartë bashkëpunimin me komunitetin për një shoqëri pa krim”, thuhet në njoftim.
Policia thotë se informacionet e qytetarëve do të kontribuojnë identifikimit dhe arrestimit sa më të shpejtë të të dyshuarit./Telegrafi/