Kostas Manolas është objektivi kryesor i Juventusit për repartin defensivë.
Qendërmbrojtësi grek i Romës ende nuk ka vendosur nëse do të vazhdoj qëndrimin në kryeqytet apo do të largohet.
Juventus është gati të paguajë klauzolën e tij prej 36 milionë eurove, por në fund do të vlejë dëshira e lojtarit.
Por edhe nëse dështon Manolas, Juventus tanimë ka një plan B për repartin defensivë.
Tuttosport ka raportuar se në rast se greku nuk do t’i bashkohet Juevntusit, atëherë synohet afrimi i Jerome Boateng.
Qendërmbrojtësi gjerman ka paralajmëruar largimin nga Bayerni në verë pasi nuk është më një titullar fiks.
Për transferimin e Boatengut në Torino, Juventusi do të duhej të shpenzonte 30 milionë euro. /Telegrafi/