Site icon Telegrafi

Nënshkruhet marrëveshje për angazhimin e profesionistëve të diasporës në avancimin e barazisë gjinore

Pamje nga nënshkrimi i marrëveshjes së bashkëpunimit

Komuna e Vushtrrisë, gjegjësisht Drejtoria për Administratë ka nënshkruar sot marrëveshje bashkëpunimi me organizatën “Germin”, për realizimin e aktiviteteve të përbashkëta me synim të angazhimit të diasporës në avancimin e barazisë gjinore.

Marrëveshja e bashkëpunimit është nënshkruar nga drejtoresha për Administratë, Hyrie Uka Hoxha dhe drejtoresha e organizatës “Germin”, Sihana Bejtullahu, shkruan Telegrafi.

“Qëllimi i këtij memorandum është krijimi i një bashkëpunimi në mes Komunës së Vushtrrisë dhe Organizatës Germin për të realizuar aktivitete të përbashkëta që promovojnë angazhimin e Diasporës në avancimin e barazisë gjinore”, thuhet në njoftim.

Ky bashkëpunim synon të ndërtojë ura lidhëse mes qytetarëve të Vushtrrisë dhe anëtarëve të diasporës, duke nxitur ndërgjegjësimin dhe kontributin për çështjet e barazisë gjinore. /Telegrafi/

Exit mobile version