Site icon Telegrafi

Nëna u bë dyshuese pasi foshnja ishte shumë e qetë – shikoni ku e gjeti ajo

Nëna Courtney Collins i bëri për të qeshur përdoruesit e TikTok-ut me një video të vogëlushes së saj qesharake dhe të padisiplinuar.

Një ditë, kur i la vogëlushes lirinë të lëvizte nëpër shtëpi, Courtney vazhdoi të bënte punët dhe herë pas here e shikonte për të parë çfarë po bënte vajza e saj.

Por, vetëm një moment mos vëmendjeje mjaftoi që vogëlushja të humbte nga shikimi, dhe kur u bë shumë e qetë, Courtney vendosi të zbulojë çfarë po bënte dhe e gjeti në një vend ku nuk e priste – në bodrum, duke u përpjekur të hajë patate të papërpunuara.

Kur e gjeti, vogëlushja nuk dukej aspak e shqetësuar, por përpiqej edhe më shumë të kafshonte një copë patate, edhe pse nuk po ia dilte dot. /Telegrafi/

@louisdavis_♬ original sound – Louis
Exit mobile version