Nëna e këngëtares së famshme shqiptare, Rita Ora, Vera Sahatçiu – Ora, është bërë nganjëherë po aq e famshme dhe e përfolur në media sa edhe e bija.
Së fundmi, psikiatrja e NHS (Shërbimi Kombëtar i Shëndetit në Mbretërinë e Bashkuar), ka ngritur një pyetje shumë interesante që lidhet me vendlindjen e tyre, Kosovën.
Teksa ka prezantuar përmes një videoje në InstaStory, një raft me gazeta të përditshme që shiten në Londër, Vera ka pyetur se “Në Kosovë a ka gazeta?”.
“Ndihmoni ata që nuk e përdorin internetin”, ka shkruar tutje nëna e artistes së famshme, duke adresuar kështu rëndësinë që ka gazeta e shtypur në një vend.
Fatkeqësisht, Kosova aktualisht mbetet shteti i vetëm në rajon pa as edhe një gazetë ditore në formatin e shtypur.
Kjo situatë është që nga pandemia COVID-19, ku edhe u shuan gazetat e fundit që botoheshin në formatin e printuar deri në atë kohë. /Telegrafi/