Ajo sot është një prej emrave më të njohur në botën e muzikës botërore.
Bëhet fjalë për yllin kosovar të muzikës ndërkombëtare, Dua Lipa, e cila me krenari vazhdon të na përfaqësojë.
26-vjeçarja ndonëse është tejet e angazhuar me projekte të ndryshme si në muzikë, ashtu edhe jashtë saj, ajo arrin të gjejë kohë për më të dashurit e saj.
Edhe së fundi, ylli i hitit “Levitating” ka kaluar kohë argëtuese me nënë e saj, Anesën dhe motrën, Rina.
Ishte Anesa ajo që postoi një imazh ku shihet përkrah të dy bijave të saj, teksa të tria ishin kombinuar me një kapele “Cowboy”.
Ato dukeshin shumë të ngjashme dhe në formë të mirë, duke e dëshmuar që bukurinë e kanë gjenetike.
Ndryshe, kujtojmë që këngëtarja shqiptare së fundi u bë pjesë e Javës së Modës në Milano, duke prezantuar sfilatën e markës së njohur “Versace”.
Dua po ashtu pak kohë më parë lansoi remixin e këngës “Cold Heart”, në bashkëpunim me Elton John dhe Madonna. /Telegrafi/