Mbrojtja e ish-zëvendëspresidentit të Komitetit Teknik të Gjyqtarëve (CTA), Enriquez Negreira, e ka cilësuar si një “ushtrim cinizmi” dhe “mashtrim procedural” përpjekjen e fundit të FC Barcelona për t’u paraqitur si akuzë në ‘rastin Negreira’.
Negreira ka kundërshtuar kategorikisht përpjekjen e Joan Laporta, nëpërmjet avokatit të tij, ndaj përpjekjes së subjektit të kryesuar nga presidenti i Barçës për të pasur statusin e dyfishtë të të hetuarit dhe viktimës.
Dokumenti i paraqitur para gjykatës nga mbrojtja, në të cilin El Mundo ka pasur qasje, “kundërshton kërkesën për përfaqësim procedural” dhe nuk heziton ta cilësojë këtë veprim si “ushtrim cinizmi”.
Negreira, i cili pretendon se është me sëmundjen e Alzheimer dhe ka refuzuar të dëshmojë në Prokurori për këtë arsye, i përgjigjet në këtë mënyrë letrës së paraqitur nga Barça, në të cilën ai paraqitet si viktimë e një krimi të dyshuar të administrimit të padrejtë.
Ndryshe, Barcelona rrezikon dënime të mëdha nga La Liga, por edhe UEFA shkaku i “rastit Negreira”, ku thuhet se kanë kryer pagesa kundrejt favoreve nga gjyqtarët në ndeshjet brenda kampionatit viteve të kaluara. /Telegrafi/