Batalioni i 109të i ushtrisë ukrainase ka postuar në Telegram, pamje nga ajri të betejës së ashpër të zhvilluar kundër rusëve në një zonë malore.
Rusët ishin fshehur nëpër istikame, duke qenë të bindur se do t’i shpëtojnë artilerisë ukrainase, por ishte droni që u hidhte granata që ua prishi planin, transmeton Telegrafi.
Në pamjet e publikuara më poshtë, shihen ushtarët rusë duke lëvizur nëpër istikame, por që shumica prej tyre eliminohet nga granatat që u binin nga qielli.
Madje disa prej tyre goditen në mënyrë direkte nga granatat që u binin pothuajse mbi kokë dhe shpërthenin – duke plagosur edhe tjerët që ishin afër tyre.
Sulme të tilla të ngjashme po ndodhin çdo ditë e më shumë në Vuhledar dhe Bakhmut, që po konsiderohet si pika më e nxehtë e kësaj lufte në Ukrainë. /Telegrafi/