Plazhi i Velipojës, me një vijë bregdetare prej më shumë se 10 kilometrash, tërheq çdo ditë rreth 100 mijë pushues, pjesa më e madhe nga Kosova.
Edhe këtë vit, Velipoja është renditur ndër plazhet me ujin më të pastër, por pushuesit kërkojnë më shumë pastërti në plazh si dhe respektim të hapësirës publike.