Sonte në teatrin ODA do të shfaqet komedia “Shef Lumturimi”.
Shfaqjen e shkruar nga Lirak Çelaj dhe me regji të Florent Mehmetit do të keni mundësi ta ndiqni nga ora 20:00, transmeton Telegrafi.
Në shfaqje do të luajnë Arbit Zymeri, Besart Sllamniku, Florieta Bajraktari, Lirak Çelaj dhe Nëntor Fetiu.
Për skenografinë do të përkujdeset Enes Sahiti, kostumet Hana Zeqa, muzikën Florent Boshnjaku, dizajnin e ndriçimit: Yann Perregaux dhe asistent regjie Sovran Nrecaj./Telegrafi/