Site icon Telegrafi

Në Prizren u mbajt trajnimi në fushën e gazetarisë “Mobile Journalism”

Në komunën e Prizrenit është mbajtur trajnimi në fushën e gazetarisë ‘Mobile Journalism’.

Të pranishëm ishin studentë, përfaqësues nga mediat lokale në këtë rajon si dhe nga shoqëria civile.

Ata janë trajnuar për raportim medial dhe video gazetari mobile.

Pas hyrjes përshëndetëse nga Rina Gurgule, koordinatore e Projektit dhe Gentian Lluka, CEO Telegrafi, për përmbajtjen, burimet dhe verifikimin e informatave ka folur Muhamet Hajrullahu, kryeredaktor i Telegrafi.

Për “Teknikat e Gazetarisë mobile: Xhirimi dhe montimi me telefon”,  ka folur Gëzim Avdiu nga Pixels Productions, ndërkaq, për “Inteligjenca artificiale dhe gazetaria” nga Shqip.AI ka folur Arif Baftiu.

Ndërsa për “Monetizimin e përmbajtjes” ka folur Valdrin Rexhepi, CSO –Telegrafi.

Trajnimi është dizajnuar posaçërisht për të ngritur ekspertizën në gazetari mobile (Mobile Journalism), zhvillim të përmbajtjes, prodhim të videove, monetizim të përmbajtjes dhe përdorimin e inteligjencës artificiale në prodhimin mediatik.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të shkruajnë dhe xhirojnë storien e tyre të lajmeve nën mentorim, ndërkaq shkrimet finale do të publikohen në Telegrafi.com

Përveç njohurive, pjesëmarrësit do të marrin kompensim për punën e tyre.

Ndërsa në fund, tri lajmet/artikujt me video më të mirë do të zgjidhen nga juria profesionale dhe do të shpërblehen me çmime prej 400, 200 dhe 100 euro, respektivisht.

Në ndërkohë trajnimi i radhës do të mbahen në Gjakovë.

(Ky projekt mundësohet nga Programi #SustainMedia, i bashkëfinancuar nga Bashkimi Evropian dhe Qeveria Gjermane, zbatuar nga GIZ, DW Akademie dhe Internews. Përmbajtja e tij është përgjegjësi vetëm e Telegrafit dhe nuk pasqyron domosdoshmërish pikëpamjet e BE-së apo Qeverisë Gjermane). /Telegrafi/

Exit mobile version