Agjencia për Mbrojtjen e Mjedisit të Kosovës ka njoftuar se ka shpëtuar ariun i cili kishte rënë në kurth.
Siç thuhet në njoftim ariu është në gjendje të mirë pas kurthit që kishte rënë, transmeton Telegrafi.
“Si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë dhe koordinimit në mes të Ministrisë së Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës me Pyllin e Arinjve në Prishtinë, Federatën e Gjuetarëve të Kosovës dhe Policinë e Kosovës, dje është realizuar një aktivitet i përbashkët për të shpëtuan një ariun (Ursus arctos) i cili kishte rënë në kurth. Ariu pas shpëtimit është në gjendje të mirë shëndetësore dhe është kthyer i lirë në habitatin e tij natyrorë”, vijon njoftim.
Tutje, në njoftim thuhet se vendosja e qëllimshme e kurthave është në kundërshtim me ligjet në fuqi dhe i dënueshme si aktivitet. /Telegrafi/