Këngëtarja e njohur shqiptare, Argjentina Ramosaj, ditë më parë ka shijuar disa ditë të mira pushimi bashkë me familjen.
Me bashkëshortin, djalin dhe nënën e saj, Argjentina ka kaluar disa ditë të mira në Dhërmi të Shqipërisë.
Teksa ka publikuar për fansat disa fotografi mjaft atraktive nga bregdeti – një të tillë, Ramosaj e publikoi edhe së fundmi për ndjekësit e saj.
Në llogarinë e saj zyrtare në Instagram, këngëtarja ndau me ndjekësit një pozë në bikini të realizuar në plazh, ndërsa tregonte linjat e saj atraktive trupore.
Ajo duket në formë të mirë, ndërsa vë në dukje fizikun e saj vital.
Argjentina përndryshe është duke punuar në një projekt të ri muzikor me një emër nga Shqipëria dhe pritet ta sjellëse shpejti këngën e re për fansat e saj. /Telegrafi/