Një vjedhje dyqani në Kili përfundoi në një ndjekje me makinë dhe me paratë që “binin si shi” në një nga autostradat e vendit.
Sipas mediave lokale, hajdutët e dyshuar u përpoqën të vidhnin gati 10 milionë pesos kilian (10,444 euro).
Paratë pastaj u gjeten nga policia, dhe për këtë vjedhje u arrestuan gjashtë persona, raporton BBC, transmeton Telegrafi.
Disa kalimtarë me fat arritën të kapnin disa kartëmonedha në kohën kur policia ndaloi trafikun për të mbledhur paratë e shtrira në rrugë.
Shumë besojnë se hajdutët po bëhen më të guximshëm në Kili, pasi sulmet ndaj bizneseve dhe pronave të lojërave janë në rritje. Kjo ka bërë që pronarët e bizneseve të kërkojnë një prani më të shtuar të policisë.
Në maj, një shofer i grupit të eskortës së Presidentit kilian, Gabriel Boric, u qëllua në Santiago nga një grup njerëzish që vodhën automjetin e tij qeveritar. /Telegrafi/
A violent robbery at a store ended in a police car chase, money raining down on a highway and six suspects getting arrested in Santiago, Chile#chile #santiago #chase #anews pic.twitter.com/KeHtPTQugh
— ANews (@anews) October 21, 2022