Disa pamje të kapura nga kamerat e sigurisë kanë treguar momentin kur një ashensor i mbipopulluar u prish dhe ra në bodrum në Brazil, duke lënë tre persona të lënduar.
Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, aty ishin 11 persona – në një ashensor që ishte projektuar për të transportuar vetëm 8 – në ndërtesën e banimit në lagjen Mangabeiras të Maceió.
Kamera e sigurisë tregon të gjithë grupin duke u futur nga dyert në të njëjtën kohë në katin e 10-të të kompleksit.
Elevador despenca com 11 moradores. O incidente aconteceu no bairro da Mangabeiras, em Maceió. Ninguém ficou gravemente ferido. Saiba mais em: https://t.co/339CLHKdzU pic.twitter.com/JHEsP8GeKz
— CBN Maceió (@cbnmaceio) March 20, 2023
Ata udhëtojnë deri në nivelin e hollit pa asnjë problem, por gjërat filluan të shkojnë keq kur dyert nuk u hapen.
Disa sekonda më vonë, ashensori papritmas “zhytet” në bodrum.
Media braziliane kanë thënë se tre persona u lënduan lehtë.
Pos kësaj, ata duhej të prisnin rreth nëntë minuta brenda para se të arrinin të hapnin dyert.
Leonardo Pereira, mbikëqyrësi i ndërtesës, ka thënë: “Kur ashensori arriti në katin e parë, ai ndaloi, por dera nuk u hap dhe u fut në një proces ‘rifillimi’ për të shkuar në bodrum dhe për t’u rikalibruar”. /Telegrafi/